Saida Dollani zgjidhet zv/kryetare e Apelit GJKKO-së

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 12:22 | Aktualitet
Saida Dollani zgjidhet zv/kryetare e Apelit GJKKO-së

Saida Dollani është zgjedhur si zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Dollani, merr detyrën në përfundim të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova, e cila ushtroi detyrën me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga 23 dhjetori i 2019 deri më 23 dhjetor të këtij viti.

Magjistrate Saida Dollani ushtron funksionin e gjyqtares së gjykatës së Apelit që nga prilli i vitit 2004, fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dhe nga 19.12.2019 e në vazhdim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos