Saimir Tahiri lirohet nga burgu

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 11:39 | Aktualitet
Saimir Tahiri lirohet nga burgu

Gjykata e Elbasanit ka vendosur lirimin me kusht nga burgimi të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ky vendim erdhi në një kohë kur Tahiri kishte vuajtur gjysmën e dënimit, ndërsa pjesën tjetër prej një viti e 7 muaj do ta kryejë në banesë.

Sipas vendimit të marrë nga gjyqtarja e Elbasanit, Matilda Fetahu, shkaku kryesor i lirimit me kusht ishte fakti që bashkëshortja e Tahirit për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të kujdesej më për fëmijët. Dhe për këtë arsye, kujdestarinë për fëmijët duhet ta kryejë Tahiri.

Shkaqet qe ndikuan në lirimin e Tahirit I ka dhënë edhe avoakti I tij mbrojtës Maks Haxhia. “Nuk ka rrezik të theksuar shoqëror për këtë vepër, i kanë ngelur më pak se 2 vjet, atij i kanë mbetur 1 vit e 8 muaj e 15 ditë, duhet të ketë fëmijë të mitur në ngarkim që i ka 2 fëmijë dhe një bashkëshorte që nuk është e dënuar, duhet të jetë në pamundësi shëndetësore dhe në këtë rast, bashkëshortja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, është në pamundësi që t’u shërbejë fëmijëve”, tha Haxhia.

Tahiri u mor nën hetim pas përgjimeve të bëra nga drejtësia italiane për grupin e Habilajve që merreshin me kultivimin dhe trafikun e kanabis sativa. Në fund të procesit pavarësisht dyshimeve për implikim të Tahirit në krijimin e kushteve për trafikun e drogës, gjykata e krimeve të rënda e gjeti fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Akuzë të cilën vetë Tahiri për asnjë moment nuk e pranoi, por pamundur dot t’ia provojë drejtësisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/02/zbardhet-vendimi-i-gjykates-per-lirimin-e-saimir-tahirit/
https://a2news.com/2023/06/02/berisha-tahiri-u-lirua-pas-ultimatumit-qe-i-dha-rames-se-do-zberthente-lidhjet-e-tij-dhe-olsit-me-bandat/
https://a2news.com/2019/09/20/historiku-i-karrieres-politike-te-saimir-tahirit/
https://a2news.com/2019/09/19/dosja-tahiri-shkelqimi-dhe-renia-e-kampionit-te-rames/

A2 CNN Livestream

Latest Videos