Jurgen Klopp është duke kaluar një moment aspak të mirë në drejtimin e Liverpool, ku rezultatet kanë qenë zhgënjyese këtë sezon. Drejtuesit vijojnë të kenë besim te gjermani, i cili po bën të gjitha përpjekjet për të rikthyer besimin te ekipi.
“The Reds” u vu përballë kryesuesve të Premier League këtë të diel, Arsenalit, të cilët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-2. Megjithatë, Salah pati mundësinë e artë në minutën e 52-të për të barazuar shifrat, teksa mori ekzekutimin e një 11-metërshi. Trajneri gjerman ktheu kurrizin, por gaboi pasi nuk e kuptoi që egjiptiani gaboi dhe nisi festën, e cila zgjati vetëm një moment.
Ky moment i gjermanit është bërë menjëherë viral në rrjet. (A2 Televizion)