Lazio nuk ndalet, mposht Juventusin dhe “blindon” vendin e dytë

Nga A2 CNN
8 Prill 2023, 22:46 | Futboll
Lazio nuk ndalet, mposht Juventusin dhe “blindon” vendin e dytë

Lazio ka arritur një fitore të madhe në kuadër të luftës për zonën Champions. Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri ka mposhtur 2-1 Juventusin, duke konsoliduar vendin e dytë në renditjen e Serisë A.

Milinkovic-Savic kaloi në avantazh vendasit në minutën e 38, por vetëm 4 minuta më pas, Rabiot barazoi për bardhezinjtë.

Golin e fitores e shënoi Mattia Zaccagni, në pjesën e dytë (53’), pas një asisti me takë nga Luis Alberto.

Me këtë fitore, Lazio mban vendin e dytë me 58 pikë, 5 më shumë se Roma e vendit të tretë dhe 6 më shumë se Milani i vendit të katërt.

Ndërkohë, Juventus vijon të mbetet në vendin e 7, me 44 pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos