“Salah ikën nga Liverpool nëse klubi blen një lojtar hebre”

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2018, 15:08 | Futboll
“Salah ikën nga Liverpool nëse klubi blen një lojtar

Është lojtari më i dashur për tifozët dhe ylli i vërtetë i skuadrës së Liverpool. Por kohët e fundit është vënë shpesh një mungesë entuziazmi nga ana e egjiptianit.

Dhe për të ndezur më tepër polemikat ka menduar e përditshmja izraelite “Jerusalem Post”, e cila shkruan se Salah po mendon të largohet nga Liverpool për një arsye jo dhe aq sportive. Sipas gazetës klubi anglez po mendon të blejë sulmuesin e Salzburg Moanes Dabbur, i cili është izraelit. Dhe kjo është problem për Salah. Një problem thuajse i pakalueshëm.

Edhe pse njerëzit pranë numrit 11 të Reds janë vënë në lëvizje për të përgënjeshtruar lajmin, ai tashmë ka bërë xhiron e botës. Kjo edhe sepse Salah ka pasur më parë probleme me lojtarë izraelitë, siç ka ndodhur kur në kohën që luante te Bazel nuk i kishte dhënë dorën kundërshtarëve të Maccabi Tel Aviv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos