Tensionet në Kosovë, pas Beogradit, këshilltari i Biden zhvillon takime në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 19:55 | Politikë
Tensionet në Kosovë, pas Beogradit, këshilltari i Biden zhvillon

Këshilltari Ushtarak i Presidentit Amerikan, Joe Biden u prit në një takim nga Presidenti Bajram Begaj. Vizita e zyrtarit të lartë ushtarak amerikan, Gjenerali, Daniel Hokanson, vjen në kohë kur tensionet në rajon janë rritur dhe fokus në takim me kreun e shtetit shqiptar kishte qenë edhe Kosova.

Pjesë të axhendës së tij, Gjenerali Hokanson kishte edhe takimin me Kryeministrin Edi Rama ku në fotografitë e publikuara nga ambasada amerikane, kreu i ekzekutivit shqiptar shoqërohet vetëm nga shefja e shërbimit inteligjent, Vlora Hyseni.

Kjo vizitë në Shqipëri e këshilltarit të Biden vjen pas vizitës së tij në Beograd ku u takua me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos