Salianji: Kishim informacione, Geron Xhafaj i përfshirë në trafiqe, ndihmohej nga vëllai ministër

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 12:44 | Politikë
Salianji: Kishim informacione, Geron Xhafaj i përfshirë në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, dha dëshminë e tij në Gjykatën e Tiranës në procesin “Babale”, ku akuzohet

“Në PD merresha me denoncimet që vijnë. Materialin e mora nga gazetari Jetmir Olldashi. Materialin ma ka sjell në muajin tetor, pas një investigimi të bërë në disa fshatra të Vlorës. Përgjimin e kam publikuar i pari. Kishim informacione të vazhdueshme se Geron Xhafa ka qenë i përfshirë në trafikim lëndësh narkotike, për shkak të vëllait të tij ministër. Qytetarët na informonin se ai ndihmohej nga ministri Xhafaj”, ka thënë Salianji.

https://a2news.com/2019/09/04/lexohet-ne-sallen-e-gjyqit-deklarata-e-agron-xhafajt-ne-prokurori/

“Olldashi më tha që po bënte një investigim të madh. Më ka sjellë një material se si Fatmir Xhafaj si ministër e ndihmonte të vëllain. Babalen sot e njoh, por më para nuk e kam njohur kurrë. E kam njohur vetëm në momentin kur ka ardhur me Jetmir Olldashin. E kam njohur kur ka kërkuar mbrojtje nga PD, në tetor 2017”, shtoi Salianji. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/23/ceshtja-babale-alizoti-i-thosha-sali-lushes-te-merrnim-leket-e-ti-ndanim-bashke/

A2 CNN Livestream

Latest Videos