
Ervin Salianji i Partisë Demokratike e thotë qartë. “Kjo është një ditë që ka shkërmoqur jo vetëm një godinë historike të Tiranës, por edhe të drejtat themelore, dhe ka treguar që një qeveri që del nga zgjedhje të pandershme do të veprojë në të njëjtën mënyrë.
“Pa pritur asnjë nga strukturat shtetërore, dhe asnjë dëgjesë tjetër, kanë shembur godinën. Me një qeveri të tillë duhet të përdoren të gjitha mënyrat”, shtoi ai.
Sipas ish-deputetit të PD-së, “ashtu si Rama merr çdo vendim për të mbajtur pushtetin, edhe ne do t’i përgjigjemi njësoj. Sot pamjet flisnin vetë, ne do t’i regjistrojmë dhe çdo person që nuk i ka shërbyer interesit publik do të shkojë në burg”, deklaroi për A2 Salianji. (A2 Televizion)