Në Egjipt, që prej datës 7 nëntor, po mbahet Samiti i Klimës, COP27, me liderët botërorë dhe diplomatët, të përqendruar në hartimin e një kornize të re, në luftën kundër ngrohjen globale, si një betejë për mbijetesën e njeriut. Mesazhet e përcjella në 2 javë samit, kanë qenë të ndryshme por liderët e mbledhur në bregdetin e Sharm El Sheik, kanë diskutuar sesi të parandalojnë më të keqen për tokën, ujin e ajrin, pasoja direkte të ndryshimeve klimaterike. Por deri në 2050, trazirat e motit, përfshirë këtu thatësirën, bashkë me erërat e forta dhe shiun, mund t’i kushtojnë ekonomisë globale plot 5,6 trilionë dollar. Këto mbeten në teori por sa gjasë ka që të ndodhin? Në këtë ditë të fundit të Samitit të Klimës në Egjipt, për vendimet e marra atje e më konkretisht për pasojat që po sjellin çdo vit, ndryshimet klimaterike, flasim sot me meteorologen e A2 CNN, Tanja Porja. (A2 Televizion)
Samiti i klimës, çfarë mund të bëhet për “të shpëtuar planetin”?
