
Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i zi, Bosnje Hercegovina dhe Serbia do të kenë nga kjo e martë një treg të përbashkët ekonomik rajonal.
6 vendet e Ballkanit Perëndimor dakordësuan këtë qasje në samitin online të Sofjes, duke hedhur një hap përpara drejt tregut të vetëm.
E pranishme përmes një videokonference, kancelarja gjermane Angela Merkel i përgëzoi kolegët e saj nga Ballkani Perëndimor për përparimet e arritura.
“Ky është një gur kilometrik i rëndësishëm dhe një mesazhin kurajues në adresë të ekonomive tona, sikurse edhe futja graduale e katër lirive që do t'u japë një shtysë më të mirë të njerëzve në rajon dhe kompanive tona”, u shpreh Merkel.
Konferenca e samitit të Sofjes u bashkëdrejtua nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, kryeministri i Bullgarisë, qeveria e së cilës ka shfaqur pengesa në rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut.
Kancelarja gjermane nuk u ndal posaçërisht për këtë çështje, por i qëndroi objektivit që Maqedonia e Veriut të mund të ulet në tryezën ndërqeveritare brenda presidencës gjermane.
I dha një mesazh të drejtpërdrejtë "Mos harroni, se ju duhet të merreni vesh vetë me njëri-tjetrin".
Takimi i radhës pritet të jetë në verën e ardhshme, pasi kancelarja gjermane i ftoi 6 liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin. (A2 Televizion)