Samiti i Tiranës në mediat ndërkombëtare: BE lufton ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 21:27 | Bota
Samiti i Tiranës në mediat ndërkombëtare: BE lufton ndikimin

Samiti mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i organizuar në Tiranë, është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

Titujt kryesorë i bënë jehonë faktit që blloku po tenton që përmes investimeve të krijojë një mburojë ndaj ndikimeve të huaja në rajon, kryesisht nga Rusia dhe Kina.

Agjencia e lajmeve, Reuters, shkruan se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është kritikuar nga BE për raportet e tij të afërta me Moskën.

 Associated Press e vë theksin tek përshpejtimi I procesit të pranimit të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa raporton se Brukseli pret që partnerët nga rajoni të njehësojnë plotësisht politikat e jashtme me ato të Unionit.

Një vëmendje e madhe i është kushtuar dhe përplasjeve të vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë, mes frikës se lufta në Ukrainë ka dërguar valë tronditëse edhe në Ballkan.

Ndërkohë, protesta e opozitës ka zënë jo pak vëmendje në mediat ndërkombëtare, me titullin kryesor incidentin me ish kryeministrin Sali Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos