Sane te Bayern? Rummenigge konfirmon interesin për sulmuesin e City

Nga A2 CNN
25 Maj 2019, 14:11 | Futboll
Sane te Bayern? Rummenigge konfirmon interesin për sulmuesin e City

Drejtori i Përgjithshëm i Bayern Munchen, Karl Heinz Rummenigge konfirmoi se kampionët e Gjermanisë janë të interesuar për Leroy Sane.

Gjatë eventit “Bild 100 Sport”, Rummenigge deklaroi se hapi i parë është që të bindin lojtarin dhe më pas të nisin negociatat me klubin e Manchester City.

Ndërkohë, sipas mediave, vetë Sane ka deklaruar se nëse do të largohet nga City, destinacioni i tij do të ishte vetëm Bayern Munchen.

Vlera aktuale e 20-vjeçarit aktualisht është 100 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos