Partizani fitoi titullin kampion në Shqipëri pas 26 vitesh dhe me këtë rast klubi kryeqytetas ka vendosur që të organizojë një festë të madhe në sheshin “Nënë Tereza”.
Klubi i kuq ka ftuar tifozët e tij që të jenë të pranishëm në shesh ditën e dielë, duke nisur nga ora 19:30, për një “festë madhështore”. (A2 Televizion)
