Sanksionet amerikane, Likmeta: Test për PS dhe PD. Faktet nuk ishin të panjohura, por të injoruara

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 20:44 | Politikë
Sanksionet amerikane, Likmeta: Test për PS dhe PD. Faktet nuk ishin të

Besar Likmeta thotë se futja në listën e zezë amerikane të ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili u sanksionua nga Departamenti i Thesarit, vendos përballë testit të madh maxhorancën, por edhe opozitën.

“Për shkak se dy eksponentë të PS që janë promovuar nga zoti Rakipi në zgjedhjet e fundit, qoftë djali i ti, Ornaldo, apo deputeti tjetër me lidhje familjare, Saimir Hasalla”, tha Likmeta, kryeredaktor i BIRN.

“Goditja më e madhe vjen për modelin e të bërit politik në Shqipëri. Këto nuk ishin fakte të panjohura në Tiranë, por të injoruara. Maxhoranca është tashmë përballë një testi të madh, a do të bëjë akoma biznes me këtë njeri dhe të refuzojë vendimin e Shteteve të Bashkuara, apo do të zgjedhë atë që ka predikuar tashmë për opozitën shqiptare? Gjithashtu do të përbëjë një test edhe për Partinë Demokratike, pasi ka edhe liderin historik që ka marrë një përcaktim të tillë”.

Likmeta thotë se dy përcaktimet e fundit nga Departamenti i Thesarit janë të ngjashme me ato të bëra ndaj oligarkëve rusë, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës. “Ato kanë edhe pasoja ekonomike. Për faktin se përcaktime të tilla merren parasysh nga të gjitha bankat në të gjithë botën, në mënyrë që institucionet financiare të mos bëjnë biznes me persona të tillë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos