
Lulzim Basha tha se koha u dha përsëri të drejtë demokratëve, duke ju referuar vendimeve të Departamentit Amerikan të Thesarit.
‘’Aqif Rakipi, Tom Doshi, Vangjush Dako janë bedelët me të cilët Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve që kërkonin ndryshim.’’ shprehet Basha përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Ai sjell në vëmendje argumentimin e SHBA për sanksionet ndaj Aqif Rakipit, sipas të cilit “Grupe të shumta të krimit të organizuar në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike”.
Mbështetur në këtë paragraf Basha akuzon Ramën për vjedhje të zgjedhjeve në 2017-en dhe në 2021-en, me pasojë shkatërrimin e institucioneve demokratike në vend. (A2 Televizion)