Paloka: Janë 2-3 deputetë që ndjekin agjendën Basha-Rama

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 14:24 | Politikë
Paloka: Janë 2-3 deputetë që ndjekin agjendën Basha-Rama

Edi Paloka, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deklaroi se “Enkelejd Alibeaj po i shërben agjendës së Bashës e Ramës dhe jo interesave të PD-së”.

https://a2news.com/2022/04/12/berisha-kerkon-doreheqjen-e-alibeajt-nga-kreu-i-grupit-parlamentar/

Deputeti demokrat u shpreh: “Alibeaj nuk mund të jetë kryetar grupi, sepse është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Në statutin e PD-së, është e qartë që vendi i kryetarit është paralel me atë të nënkryetarit. Ne e kemi pranuar si kryetar grupi për të mos krijuar klimë përçarëse. Jemi ne ata që kemi bërë thirrje për bashkim. E kemi pranuar atë për këtë arsye. Për të mos filluar përçarje të PD-së, por për të bashkuar çdo gjë që u prish nga Basha dhe ata që i shkonin dhe për fat të keq, po i shkojnë ende mbrapa. PD-në e drejton Komisioni i Rithemelimit”.

“Është një grup prej 2-3 deputetësh që ndjekin agjendën Basha-Rama. Pjesa tjetër e grupit kërkojnë bashkim dhe normalizim të punës të PD-së”, shtoi Paloka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos