Sarandë, bashkia ka përcaktuar plazhe publike ato më pak të preferuarit

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 12:35 | Sociale
Sarandë, bashkia ka përcaktuar plazhe publike ato më pak të

Plazhet publike këtë sezon në Sarandë janë të ndarë në 5 të tillë, katër në qytetin e Sarandës dhe një në zonën e Ksamilit. Në Sarandë, 3 zonat si plazhe publike janë përgjatë shëtitores, nga porti deri në afërsi të vendit të quajtur si centrali, një në zonën e pllakave, në lagjen e kodrës, dhe një tjetër në Ksamil.  

E gjithë sipërfaqja tjetër e bregdetit të Sarandës i është dhënë subjekteve private, të cilat ndryshe nga herët e tjera, nuk kanë më detyrimin që 20% të sipërfaqes që shfrytëzojnë ta lënë për plazh publik.

Kjo ndarje duket se ka favorizuar më shumë subjektet private, të cilat tani kanë më shumë hapësirë të shfrytëzueshme, pasi plazhet e përcaktuara si publikë, të tillë kanë qenë edhe më parë, pasi nuk kanë patur interes nga privatët për t’u shfrytëzuar, ndërsa duket se ka penalizuar pushuesit apo edhe vetë banoreët e Sarandës, të cilët duhet të shkojnë vetëm te plazhet e përcaktuara publike dhe pjesën tjetër të bregdetit nuk mund ta shfrytëzojnë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos