
Tregtarë në zonën e ish-TEC-it të Korçës kanë protestuar pasi për të disatën herë u kërkohet të largohen nga vendi ku tregtojnë sende dhe mallrat e ndryshme të përdorura.
Prej 4 vitesh ata janë hasur me këtë lloj problematike ku shpesh herë ju është kërkuar të largohen duke ju dhënë si arsye që vendit i ka dalë një pronar.
Tregtarët shprehen se ka qenë bashkia ajo që i ka zhvendosur drejt këtij tregu të cilin e kanë sistemuar vetë, ndërsa tani nuk po u jep asnjë zgjidhje.
Ata deklarojnë se tregu është e vetmja mundësi për të siguruar bukën për fëmijët.
Ndërkohë, nga ana e bashkisë bëhet me dije se toka është private, ndërsa ka premtuar dërgimin e inspektorëve për të verifikuar situatën. (A2 Televizion)