
Maurizio Sarri duhet të presë deri në mesin e muajit shtator për të debutuar në stolin e Juventusit.
Trajneri i bardhezinjve nuk do të jetë i pranishëm në stol në takimet përballë Parmës dhe Napolit, për shkak të pneumonisë e cila e ka prekur prej disa ditësh.
“Mungesa në këto dy ndeshje është e domosdoshme për një kurim të plotë”, thuhet në raportin mjekësor.
Sarri ndjeu shqetësimet e para të kësaj sëmundjeje në takimin e përvitshëm miqësor në Vilar Perosa.
Ndaj Parmës, këtë të shtunë dhe përballë Napolit javën e ardhshme, në stolin e Juventusit do jetë zëvendëstrajneri Xhovani Martusielo. (A2 Televizion)