
Napoli, Juventus apo qëndrim tek Inter? E ardhmja e sulmuesit Mauro Icardi mbetet çështje në Milano, teksa pak ditë nga fundi i merkatos ende nuk ka ndryshuar asgjë.
Napoli ishte skuadra e vetme me një ofertë konkrete, por të kaltrit janë refuzuar nga 26-vjeçari. Pak ditë më parë, sulmuesi u duk se ndihej komod tek Interi, ndërsa publikonte pamje të shtëpisë së tij të re në Milano, por është vetë Icardi që komplikon gjithçka orët e fundit, duke postuar foto me ngjyrat bardhezi.
E ardhmja dhe dëshira e vërtetë e Mauro Icardit mbetet enigma, por nëse ka diçka të sigurtë është lufta e tij e pandërprerë me drejtuesit e Interit. (A2 Televizion)