Kategoria Superiore nis me duel titulli: Kukësi-Partizani

Nga A2 CNN
22 Gusht 2019, 11:40 | Futboll
Kategoria Superiore nis me duel titulli: Kukësi-Partizani

Kukësi-Partizani vihen sërish përballë, këtë herë në nisjen e kampionatit, atje ku goglat kanë vendosur pikërisht duelin e titullin që në javën e parë.

Dy skuadrat u përballën vetëm pak ditë më parë në finalen e Superkupës, ku fati i buzëqeshi kampionëve të Partizanit.

Megjithatë, trajneri i verilindorëve, Shpëtim Duro është optimist për këtë sfidë pas paraqitjes së skudrës së tij në 90 minutat e finales. Tekniku veteran shprehet se Kukësit i nevojitet kohë në mënyrë që lojtarët e rinj të ingranohen me pjesën tjetër, pas lëvizjeve të shumta në merkato.

Ndër të tjera, Duro zbuloi se futbollisti i kombëtares, Kristal Abazaj është përforcimi më i ri i nënkampionëve. 

Ndeshja Kukësi-Partizani do të luhet të premten, në orën 19:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos