
Aktorja amerikane, Scarlett Johansson, ka publikuar një video në Youtube ku kërkon "lirimin e menjëhershëm" të katër anëtarëve të OJQ-së Egjiptiane për mbrojtjen e të drejtave civile "Eipr", që ndodhen në paraburgim me akuzën e propagandës kryengritëse. "Të bësh zërin tënd të dëgjohet në Egjipt sot është e rrezikshme", tha ylli i Hollivudit në fillim të videos.
"Unë do të doja të përmendja problemet e katër qenieve njerëzore të arrestuara gabimisht për punën e tyre të kryer, duke luftuar për dinjitetin e të tjerëve: Gasser, Karim, Mohamed dhe Zaki i Nismës Egjiptiane për të Drejtat Personale" (Eipr), tha aktorja amerikane duke iu referuar përkatësisht drejtorit ekzekutiv Gasser Abdel Razek, atij për drejtësinë penale Karim Ennarah dhe menaxherit administrativ Mohamed Basheer të arrestuar mes 15 dhe 19 nëntorit, ndërsa Patrick ka qenë në burg që nga shkurti.
"Unë kërkoj lirimin e menjëhershëm të Gasser, Karim, Mohamed dhe Zaki," tha Johansson, duke përfunduar videon 2-minutëshe dhe 44-sekondëshe dhe duke i uruar ditëlindjen Karimit, i cili "do ta kalojë në burg. “Gëzuar ditëlindjen Karim, ti nuk je vetëm!".
Aktorja, e cila u shfaq në video në plan të parë dhe pa make-up, deklaroi ndër të tjera se "këta burra kanë kaluar jetën e tyre duke luftuar padrejtësinë dhe tani ata e gjejnë veten pas hekurave.
Ndaj tyre, janë ngritur akuza "të rreme" që mund të dënohen me shumë vite burg, megjithëse krimi i tyre i vetëm ishte për të mbrojtur dinjitetin e egjiptianëve, shprehet ylli hollivudian. (A2 Televizion)