All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

E thirrën për sqarim, dhunohet barbarisht mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 21:13 | Kronikë
E thirrën për sqarim, dhunohet barbarisht mësuesi i edukimit
All - Paragraf - 1

Dhunohet një mësues i edukimit fizik në Tepelene. Kleanth Laçi, 59 vjeç, është dhunuar nga disa persona.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Tepelenës kur arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytetit, është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar në rrethana ende të pasqaruara. Familjarët e arsimtarit tepelenas, kanë njoftuar policinë dhe njëkohësisht e kanë shoqëruar në Spitalin e Gjirokastrës për nderhyrje kirurgjikale.

All - Paragraf - 3

Sipas informacioneve të para, arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur të sqarojnë një bisedë me të dhe më pas e kanë dhunuar në mënyrë barbare. Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorëve të dhunës ndaj mësuesit të edukimit fizik. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos