
Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi në botën e artit, pretendon se është arrestuar pa asnjë shkak pas protestës së 8 janarit në selinë e PD-së, ku përpjekja për të marrë selinë nga ana e mbështetësve të Sali Berishës degjeneroi në dhunë.
“Është hera e parë që më arrestojnë pa bërë asnjë gjë, pa asnjë shkak”, citohet të ketë thënë Stresi.
Për grupin e parë të të arrestuarve, me 23 persona, prokurori është tërhequr nga një kërkesë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për paraqitje” dhe për një tjetër nga “detyrim në paraqitje” pa masë fare. Ndërsa një ditë më parë, është mësuar se për asnjërin prej të arrestuarve nuk do të kërkohet masa e sigurisë “arrest me burg”.
Para nisjes së seancës, Stresi është shfaqur i qeshur në sallë, duke thërritur “Basha ik” dhe duke dhuruar puthje për mbështetësit e tij. (A2 Televizion)