
Policia turke përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës në një manifestim kundër dhunës ndaj grave që u mbajt gjatë së hënës në qendër të Stambollit.
Mijëra persona morën pjesë në këtë manifestim, pjesa më e madhe e të cilëve ishin gra në Ditën Kundër Dhunës ndaj Gruas.
Të pranishmit në këtë tubim hodhën slogane dhe mbajtën në duar pankarta me emrat e disa nga grave të vrara gjatë këtij viti. Policia krijoi një kordon në sheshin Taksim dhe nuk i lejoi manifestuesit të vijonin me marshimin e tyre. (A2 Televizion)