Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Kinë, çfarë pritet?

Nga A2 CNN
18 Qershor 2023, 08:07 | Bota
Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Kinë, çfarë

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Pekin, në një vizitë që konsiderohet e nivelit më të lartë në Kinë që nga ajo e bërë nga paraardhësi i tij në vitin 2018.

Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë të qeta për shkak të çështjeve të ndryshme, si “dosja e Tajvanit” dhe lufta në Ukrainë.

Si pjesë e një përpjekjeje të vështirë për të lehtësuar tensionet dypalëshe, ideja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është të fillojë një rrugë diplomatike dhe të mbajë një dialog për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet kino-amerikane.

Sipas zyrtarëve amerikanë, ai pritet të takohet me ministrin e Jashtëm , të dielën dhe me presidentin kinez Xi Jinping të hënën.

Në shkurt, sekretari Blinken anuloi udhëtimin në Pekin pasi një balonë spiune kineze hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së.

Që atëherë, SHBA-ja ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të rifilluar dialogun me Pekinin pavarësisht tensioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos