
Sektori i peshkimit do të ketë një vëmendje të shtuar edhe këtë vit. Mbështetja kryesore do të orientohet drejt përmirësimit të flotave lundruese, fonde të cilat do të sigurohen nga skema kombëtare e subvencionimit.
Pas nuk mbeten as donacionet e Bashkimit Europian. Edhe këtë vit do të ketë disa thirrje për grante.
Paralelisht me financimet, Ministria e Bujqësisë po punon për hedhjen e rasateve të reja të peshkut kryesisht në Liqenin e Pogradecit, ujërat e të cilit së bashku me Liqenin e Shkodrës, janë cilësuar si zona të mbrojtura në faza të caktuara të sezonit të peshkimit. (A2 Televizion)