
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të opozitës për të shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili i jepte të drejtë qeverisë Rama sekuestrimin e kateve pa lejeve të ndërtimeve në vend.
Ndryshe nga herët e tjerë, trupa gjykuese nuk ka dhënë asnjë sqarim për marrjen e këtij vendimi, përveçse lajmëron se arsyetimi do të bëhet brenda afateve ligjore.
Para se Kushtetuesja të rrëzonte opozitën, qeveria ka përforcuar aksionin e saj ligjor, duke e kthyer këtë nisëm nga VKM në projektligj, I cili do të duhet të miratohet edhe nga Parlamenti. (A2 Televizion)