Urgjencat në zonat turistike, Brataj: 30 qendra shëndetësore verore, vijon trajnimi i mjekëve

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 17:53 | Aktualitet
Urgjencat në zonat turistike, Brataj: 30 qendra shëndetësore

Me fillimin e sezonit të plazhit shtohen dhe  urgjencat mjekësore.  Bashkë me qytetarët edhe problematikat shëndetësore zhvendosen në zonat bregdetare,  malore apo në pika të tjera turistike. Urgjenca Kombëtare ka gati skemën e ndërhyrjes së shpejtë në 30 qendrat verore që do të hapën së shpejti në zonat turistike të vendit. 

Skënder Brataj, Kreu i Urgjencës Kombëtare, tregon se me ardhjen e shumë pushuesve të huaj  në Shqipëri kanë ndryshuar edhe format e urgjencës. Krahas traumave nga aksidentet dhe shqetësimeve nga sëmundjet e zemrës, vitet e fundit mjekët po përballen me urgjencat e përdorimit të alkoolit dhe substancave të tjera gjatë festimeve të ndryshme.

Urgjenca Kombwtare po vijon trajnimin e ekipeve të mjekëve dhe specializanteve të cilët do të japin ndihmën e parë në 30 Qendrat Shëndetësore Verore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos