Sekuestrohen 500 gramë kokainë në Korçë, në pranga dy persona

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 10:31 | Kronikë
Sekuestrohen 500 gramë kokainë në Korçë, në

Policia e Korçës ka arritur të vërë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për shpërndarje droge. Në kuadër të operacionit të koduar "Night sales 5" është sekuestruar edhe 500 gramë kokainë.

Mësohet se personat e vënë në pranga janë shtetasit Ilirjan Bardhushi dhe Lajdon Lamllari. “Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve I. B. dhe L. L., gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë doza, 2 peshore elektronike, mjete që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza, shuma parash në valuta të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 1 bajonetë metalike, 1 thikë, 1 automjet tip "Nissan" dhe 4 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ll., pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 shtetasit e tjerë, por nuk ka kallëzuar në organet e rendit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos