Digjet një makinë në autostradën Levan-Tepelenë

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 16:11 | Kronikë

Një automjet tip “Mercedes” ka marrë flakë teksa lëvizte në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar.

Dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti në sistemin elektrik.

Drejtuesi i mjetit që udhëtonte me familjen ka ndaluar sapo ka pikasur tymin që dilte nga pjesa e përparme e automjetit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Mallakastrës që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit duke ndalur shpërndarjen e flakëve në zonën përreth.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Bejar, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. P.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos