Aksidenti me një të vdekur në Fushë-Krujë, policia arreston pas disa orësh shoferin 16 vjeç

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 14:34 | Kronikë
Aksidenti me një të vdekur në Fushë-Krujë, policia

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e së enjtes në Fushë Krujë, ku shtetasja M. H. ndërroi jetë pasi u përplas nga një makinë.

Drejtuesi i makinës u largua nga vendngjarja pas aksidentit, ndërsa disa orë më pas, policia ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe ka vënë në pranga një 16 vjeçar, banues në Krujë, i cili dyshohet të ketë qenë në drejtimin e makinës që shkaktoi aksidentin.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, për aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë, ku drejtuesi i një automjeti aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen M. H. dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Krujë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, i cili është një shtetas 16 vjeç, banues në Krujë. 

Në vijim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, u bë arrestimi i 16-vjeçarit, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/27/perplaset-per-vdekje-e-moshuara-ne-aksin-fushe-kruje-tirane-shoferi-largohet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos