Sekuestrohen 545 celularë dhe 110 mijë euro në portin e Durrësit

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 12:21 | Aktualitet

Strukturat e Administratës Doganore, në bashkëpunim me Policinë, sekuestruan një sasi prej 545 aparatesh celulare dhe 110.000 euro në doganën e Durrësit.

Sasia e telefonave dhe eurove vinte nga Italia me një automjet autobus transporti udhëtarësh, në drejtim të Shqipërisë dhe ato nuk ishin deklaruar në doganë.

Strukturat Doganore dhe Policia po vazhdojnë procedurat për hetime të mëtejshme në lidhje me këtë rast kontrabande. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos