
Policia e Elbasanit ka njoftuar se pasditen e sotme, në aksin rrugor Elbasan-Papër, në fshatin Vidhas, një i ri ka përplasur për vdekje një 65-vjeçar.
Mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin N.N., 21 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale B. B. Si pasojë e aksidentit, shtetasi B.B. ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)