All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sekuestrohen mbi 18 mijë paund në Rinas, procedohet rumuni që nuk i deklaroi

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 08:52 | Kronikë
Sekuestrohen mbi 18 mijë paund në Rinas, procedohet rumuni që nuk
All - Paragraf - 1

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë proceduar penalisht një shtetas rumun pasi u kap duke hyrë në vendin tonë me mbi 18 mijë paund britanikë, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Gjatë kontrollit fizik të detajuar, atij iu gjetën 18 500 paund të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.   

All - Paragraf - 3

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos