Detyroi një të mitur të lypte në Greqi, arrestohet shqiptari i dënuar me 15 vite burg

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 15:30 | Kronikë
Detyroi një të mitur të lypte në Greqi, arrestohet shqiptari

Një shqiptar i dënuar me 15 vite burgim është lokalizuar në Greqi pas shkëmbimit të informacioneve mes autoriteteve të dy palëve.

Bëhet e ditur se 55-vjeçari Kujtim Demiri është lokalizuar në Athinë dhe është vënë në pranga.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, në vitin 2010, e ka dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve", kryer në bashkëpunim.

Demiri, sipas informacioneve, ka kaluar në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria për në Greqi, një të mitur dhe e ka detyruar që të lypë nën kërcënimin e dhunës për rreth 1 vit.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e tij nga Greqia drejt vendit tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos