U kapën me mina me telekomandë në rrugën Milot-Lezhë, Apeli lë në burg minatorin e Martaneshit dhe taksistin

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 18:09 | Kronikë
U kapën me mina me telekomandë në rrugën Milot-Lezhë,

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga gjykata e Lezhës në 2021 për Agron Manukën dhe Imer Loshën. Manuka u dënua me 10 vite burg ndërsa Losha me 8 vite burg, pasi të dy u kapën në rrugën nacionale Milot-Lezhë teksa po udhëtonin drejt Shkodrës me një makinë të mbushur me eksploziv. Brenda çantës u gjetën 30 kallëpe C4, një eksploziv i fuqishëm dhe 17 kapsolla detonatore.

Agron Manuka, 42 vjeç, banues në Durrës dhe Imer Losha, 46 vjeç, banues në Dibër u arrestuan në 24 nëntor të vitit 2021 në aksin e vjetër Milot-Lezhë teksa po udhëtonin drejt Shkodrës me një makinë të mbushur me eksploziv. Brenda çantës u gjetën 30 kallëpe C4, një eksploziv i fuqishëm dhe 17 kapsolla detonatorë. Dyshohet se eksplozivi C4 do u dërgohej grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Shkodrës.

Por në dëshminë e tyre gjatë seancës në gjykatën e Lezhës, dy të arrestuarit mohuan akuzat. Manuka u shpreh se minat shpërthyese i duheshin pasi punonte si minator në Martanesh. Ndërsa i akuzuari tjetër, Imer Losha u justifikua duke thënë se ishte thjesht taksist dhe nuk kishte dijeni mbi atë çfarë po transportonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos