E rëndë në Itali, 8-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje ditën e Krishtlindjes

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 09:30 | Kronikë
E rëndë në Itali, 8-vjeçari shqiptar aksidentohet për

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua, mbrëmjen e së dielës, në Foxhia të Italisë, ku për pasojë humbi jetën një 8-vjeçar shqiptar.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri mori plagë të rënda nga përplasja dhe u dërgua me urgjencë në spitalin “Riuniti”, ku pavarësisht kujdesit të mjekëve nuk mundi të mbijetonte.

Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi pikërisht në ditën e Krishtlindjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos