
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundon hetimet për grabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas.
Prokurorët e SPAK u kanë komunikuar akuzën personave të arrestuar për ngjarjen dhe në ditët në vijim dosja do të shkojë në seancë paraprake. Të pandehur në këtë dosje janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula dhe Alkond Bengasi.
Çështja kundër Ragip Hajdinit, i njohur si "daja nga Kosova", u pushua pasi ndërroi jetë të martën. SPAK ka cilësuar si kreun e grupit kriminal Admir Muratin që u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë.
Në kërkim vazhdon të jetë Talo Çela, për të cilin ka masë sigurie në mungesë. (A2 Televizion)