Sekuestrohen pistoleta e armë sportive, në pranga pronari i një dyqani në Tiranë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 10:37 | Kronikë
Sekuestrohen pistoleta e armë sportive, në pranga pronari i një

Pronari i një dyqani armësh është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi në dyqanin e tij të armëve i janë sekuestruar pistoleta e armë të tjera sportive e gjahu, të cilat i kishte futur kontrabandë.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale Y. O., ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Policia gjeti në dyqanin e këtij shtetasi 2 armë zjarri pistoletë, 4 pushkë sportive, 3 armë gjahu, pjesë të armëve të ndryshme dhe krehër me fishekë luftarakë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos