Shpërthen bombola e gazit në Shijak, plagoset 68-vjeçari

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 16:18 | Kronikë
Shpërthen bombola e gazit në Shijak, plagoset 68-vjeçari

Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur, këtë të martë, pas shpërthimit të një bombole gazi në Shijak.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ku si pasojë e shpërthimit e një bombole gazi në banesë, është lënduar shtetasi R. B., 68 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos