
Hetimet pasurore në Shqipëri janë më së shumti objekt i Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Por, ndonëse hetimit të këtij lloji, të bazuar në ligjin antimafia, veç pasurive e aktiviteteve tregtare i nënshtrohet edhe niveli ekonomik, për nisjen e tij gjithmonë nëvojitet një indicie, që personi i hetuar, një familjar apo një person i lidhur me të, të jetë i pëfshirë në veprimtari kriminale.
Për juristin Gentian Rumano, për filtrimin e pasurive të të rinjve që nuk ngurrojnë ta ekspozojnë atë, nevojitet një mirëkoordimin mes disa institucioneve në vend.
Aktualisht, SPAK regjistron paralelisht një hetim pasuror për çdo person që e ka nën hetim për vepra penale nën juridiksionin e saj. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme pranoi gjashtë kërkesa të SPAK-ut për sekuestrimin e vlerave të konsiderueshme, si edhe pasurish të luajtshme e të paluajshme. (A2 Televizion)