Sekuestrohet heroinë në Elbasan, një i arrestuar dhe një tjetër i shpallur në kërkim

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 10:41 | Kronikë
Sekuestrohet heroinë në Elbasan, një i arrestuar dhe një

Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga përfundoi E. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Ndërsa në kërkim u shpall E. R., 28 vjeç, banues në Elbasan.

“Shtetasi E. K. është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale. Nga veprimet hetimore dyshohet se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale është edhe shtetasi i shpallur në kërkim E. R. Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve”, tha Policia në një njoftim zyrtar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos