Erdogan ofendoi Macron, Franca tërheq ambasadorin në Turqi

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 13:59 | Bota
Erdogan ofendoi Macron, Franca tërheq ambasadorin në Turqi

Franca tërhoqi ambasadorin e saj në Turqi për konsultime pasi presidenti Rexhep Taip Erdogan ofendoi homologun francez, Emanuel Macron.

Ai tha se kreu i Elizesë duhej të kontrollonte shëndetin mendor, pasi u zotua të mbronte vlerat laike nga islamizmi radikal.

Macron foli me tone të ashpra lidhur me çështjen pas vrasjes së një mësuesi francez, që u tregoi nxënësve karikatura të Profetit Muhamed në klasë.

“Macron duhet të trajtohet në nivelin mendor. Cfarë tjetër i duhet thënë një udhëheqësi që nuk e kupton lirinë e besimit dhe që sillet në këtë mënyrë kundrejt miliona njerëzve që jetojnë në vendin e tij e që i përkasin një besimi tjetër. Fillimisht një kontroll në nivelin mendor”, u shpreh Erdogan.

Pas komenteve të Erdogan, një zyrtar i presidencës franceze tha, për agjencinë e lajmeve AFP, se kishin thirrur për konsultime ambasadorin në Turqi.

“Komentet e Presidentit Erdogan janë të papranushme; vrazhdësia dhe teprimi nuk janë mënyrë. I kërkojmë Erdogan të ndryshojë kursin e politikës së tij pasi është i rrezikshëm në çdo aspekt’, citohet të thotë, zyrtari.

Përplasja diplomatike është e fundit në radhën e mosmarrëveshjeve mes Francës dhe Turqisë, të cilat janë aleate të Natos, por nuk bien dakord mbi një sërë cështjesh, përfshirë luftën civile në Siri dhe Libi dhe konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos