“Serbia po planifikon përshkallëzim të situatës”, media kosovare: Sulme edhe ndaj KFOR dhe EULEX

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2022, 19:00 | Kosova

Beogradi po planifikon përshkallëzimin e situatës në veriun e Kosovës, me provokime dhe deri me sulme të mirëfillta nga eksponentë të krimit të organizuar.

Sipas burimeve të cituara nga KosovaPress, objektivat e sulmit mund të jenë organet e policisë por edhe të KFOR-it dhe të disa pjesëtarëve të EULEX-it.

Sipas këtyre burimeve, Serbia po mbledh eksponentë të botës kriminale në veri, veçanërisht ato që i përkasin organizatës “Severna Brigada”, e dyshuar për aktivitete të ndryshme ilegale.  

https://a2news.com/2022/11/05/largimi-i-serbeve-reagon-kurti-beteje-personale-mes-vucic-dhe-dacic/

Një nga liderët e grupit, Vladimir Radiojevic, banues në Zvecan, njihet me nofkën “Mami” dhe mësohet se ka njohuri të mirë me presidentin serb Aleksander Vucic, por edhe me botën e krimit serb.

Një tjetër nga iniciatorët e sulmeve sipas Kosova Press mund të jetë Aleksandar Jevremoviç nga Leposaviqi, nip i Goran Bogdanovic, ish-ministri serb për Kosovën në kohën e kryeministrit Mirko Cvetkovic.

https://a2news.com/2022/11/05/serbet-vendosin-te-largohen-nga-institucionet-e-kosoves-policet-serbe-zhveshin-uniformat/

Një tjetër personazh i dyshuar sipas informacioneve është edhe Uglesa Jaredic,  ish komandant i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës për veriun, por që muaj me parë ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos