
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, ai bën thirrje të mblidhet sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Ai thekson se Shqipëria nuk mund të mbajë këtë pozicion të papranueshëm në lidhje me situatën në Kosovë.
Të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Fatmir Mediu
?Shqipëria nuk mund të mbajë këtë pozicion të papranueshëm në lidhje me situatën në Kosovë:
?Vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjithë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën.
?Çfarë duhet të ndodh më që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Presidenti i Republikës, pavarësisht se Këshill ka kohë që ka dalë nga funksioni i tij Kushtetues duhet ta thërras urgjent atë dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situatë.
?Çfarë duhet të presë Kryeministri, që ta shtrojmë këtë çështje dhe situatë urgjentisht në NATO?
?Konsultimi dhe koordinimi me vendet e tjera të NATOS në Ballkan është domosdoshmëri, sepse jo vetëm situata në Kosovë, por dhe ajo në BiH, në Malin e Zi dhe shpenzimet ushtarake të Serbisë me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, janë tashmë një shqetësim real për vendet e Ballkanit, por dhe për aleatët tanë.
?Në bashkëpunim me SHBA dhe vendet e tjera partnere duhet kjo çështje të shtrohet në Këshillin e Sigurimit të OKB.
?Serbia dhe Vuçiç po ndjekin qartësisht udhëzimet e Rusisë dhe Putinit për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan si dhe për të krijuar një konflikt në rajon, pjesë e strategjisë të deklaruar të Rusisë. (A2 Televizion)