Serbia vijon solidaritetin, vaksinon gazetarët maqedonas

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 07:31 | Ballkani
Serbia vijon solidaritetin, vaksinon gazetarët maqedonas

Pasi ndihmoi Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi me sasi vaksinash kundër koronavirusit, Serbia ka ftuar 100 gazetarë maqedonas që të marrin vaksinën AstraZeneca kundër koronavirusit në Vranjë.

Lajmi u konfirmua nga drejtuesi i shoqatës së gazetarëve serbë që e cilësoi këtë hap një shenjë solidariteti me kolegët e vendit fqinj për një të ardhme më të mirë të përbashkët. Të njëjtët persona do të marrin edhe vaksinën e dytë kur të vijë momenti.

Serbia është vendi që po ecën më mirë nga të gjitha vendet e rajonit me këtë process, ku deri më sot janë vaksinuar mbi 2 milionë e 160 mijë qytetarë, dozën e dytë të së cilës e kanë marrë mbi 850 mijë persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos