
Droni i shpëtoi jetën një ish-kampioni sërfi në Australi, teksa ai gjendej shumë pranë një peshkaqeni, në Uellsin e Ri Jugor.
Matt Wilkinson ishte duke bërë sërf në Sharpes Beach, kur ekipi i “Surf Life Saving NSW", vuri re një peshkaqen të bardhë vetëm pesë metra pas tij.
Menjëherë ata i dërguan, 32-vjeçarit, një mesazh, ku e njoftuan për rrezikun dhe i kërkuan që të dilte në breg.
"Ndihem mirënjohës dhe çuditshëm, por gjithsesi i lumtur", tha Wilkinson.
Sipas një njoftimi për shtyp, pas kësaj ngjarje plazhi u evakuua dhe u mbyll deri të enjten. (A2 Televizion)