
Të paktën 30 persona u vranë dhe shumë të tjerë u lënduan nga një shpërthim i fuqishëm që tronditi Afganistanin mbrëmjen e së premtes.
Ndërkohë që një tjetër sulm me autobombë në qytetin Pul-a Alam në Logar plagosi të paktën 30 kalimtarë.
Ngjarja me shumë viktima u shënua pranë një spital që është i pajisur dhe me një konvikt, ku shpesh herë flenë studentë dhe të pastrehë.
Sipas autoriteteve, pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj të cilët kishin mbërritur në qytet për të dhënën provimet e tyre për t’u pranuar në universitet.
Deri në këto moment asnjë grupim nuk e ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve të përgjakshme. (A2 Televizion)