
Milan humb 2-1 ndaj Torinos në transfertë, në ndeshjen e javës së 12 të Serisë A, duke regjistruar humbjen e dytë sezonale në Serinë A.
Mbrëmje për t’u harruar për kuqezinjtë, të cilët u ndëshkuan me dy gola në pjesën e parë, të cilët u shënuan nga Djidji dhe Miranchuk brenda dy minutash (35’ dhe 37’).
Reagimi i ekipit të drejtuar nga Stefano Pioli erdhi në minutën e 67, me golin e Junior Messias, por që nuk shmangu dot humbjen, që e zbret Milanin në vendin e tretë të klasifikimit, 6 pikë më pak sesa kryesuesit e Napolit.
Në ndeshjet e tjera të së dielës, surprizë ishte edhe humbja në shtëpi e Lazios, që u mposht 3-1 nga Salernitana. (A2 Televizion)